Reperi i njohur Don Xhoni dhe ish-partnerja e tij Ariana Lirey kohët e fundit janë shndërruar në një ndër personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar.
Dyshja u njohën në rrjetet sociale, për të vazhduar më pas në një lidhje.
Romanca e tyre e dashurisë ishte ndër historitë më të bujshme, pas çifti kishin një lidhje jo të qëndrueshme.
Pas ndarjes së tyre të shumë përfolur, në rrjet qarkulloi një foto e dyshes duke u puthur në makinë, ndërsa disa ditë më pas Ariana u shfaq edhe në videoklipin e këngës së tij më të re duke ngritur akoma më shumë dyshimet se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër ajo se çfarë shtoi akoma më shumë zërat se dyshja e kanë çuar lidhjen në një tjetër nivel, atë të martesës ishte një postim i modeles pasi ajo kishte bërë një tatuazh në dorë ku shkruhej Mrs Isufi, ndërsa në gishtin e fejesës mbante dy unaza floriri të vendosura në gishtin e martesës.
Mirëpo së fundmi Ariana ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër pyetjet nga fansat e ‘zjarrtë‘ të çiftit ishte se ‘a është në një lidhje me Don Xhonin’.
Ndërsa modelaj në mesin e shumë pyetjeve ka zgjedhur t’iu përgjigjet atyre, teksa ajo u shpreh se ata nuk janë të martuar dhe nuk janë bashkë, ndërsa vazhdoi duke thënë që secili ka jetën e vet.
“Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi. Ne nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet”, ka shkruar Ariana.




