Thursday, April 2, 2026
spot_img

Latest Posts

“Zoti na bekoftë”/ Mozzik na prezanton me “gruan” e tij të re

Këngëtari i njohur Gramoz Aliu ose i njohur ndryshe si Mozzik kohët e fundit ka marrë vëmendjen e plotë të fansave duke i bërë këta të fundit të ngrenë pikëpyetje të ndryshme sa i takon jetës personale të tij.

Mozzik ka postuar në Instastory unaza, apo edhe ka paralajmëruar një dasëm ku shkruante se gruaja e tij e ardhshme ka mbi 2 milionë followers në këtë rrjet social. Teksa të gjithë aludonin ndoshta dhe për një ribashkim të tij me reperen e famshme Loredana me të cilën ka dhe një vajzë, gjërat rezultuan krejt ndryshe. Ishte Loredana ajo që fillimisht bëri bujë me fotot e saj me të dashurin e ri.

Ajo dukej mëse e dashuruar me futbollistin Karim Adeyemi.

Ndërsa sot, ka qenë këngëtari Mozzik i cili ka postuar një foto krah këngëtares Kida, të dy të veshur me të bardha.

Një hit veror i të dyve apo një dasëm? Kjo pyetje tashmë po i mundon të gjithë, pasi këngëtari shkruan:

Më në fund sekreti doli, Zoti na bekoftë Orchide!

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X