Këngëtari i njohur Zayn Malik së fundmi ka qenë i ftuar në podcast-in “Call Her Daddy”, ku gjatë intervistës ka treguar më shumë rreth jetës së tij private.
Ai tha se po përpiqet që të jetë një shembull i mirë për vajzën e tij 2-vjeçare.
“Gjëja kryesore në mendjen time është të përpiqem që të jem një shembull i mirë për të vajzën time”, tha ai për Cooper.
Ndërsa vazhdoi më tej duke treguar se çdo gjë po e bën për të voglën e tij, pasi sipas tij ajo është frymëzimi i tij.
“Kjo është arsyeja pse po e bëj këtë intervistë, e dini? Dikur kisha shumë ankth për të pasur një bisedë të tillë. Dhe dua që ajo të jetë në gjendje të më shikojë dhe të thotë: ‘Babai im po e bën këtë. Unë jam duke u mbështetur në të, pasi ajo është motivimi im”, u shpreh këngëtari
Kujtojmë që Malik dhe Gigi Hadid u bënë prindër për herë të parë në vitin 2020, ndërsa i dhanë fund lidhjes së tyre një vit më vonë.



