Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj po e jetojnë lidhjen dhe dashurinë e tyre në distancë.
Javët e fundit përshkak të angazhimeve të saj muzikore, Elhaida ka lëvizur dhe udhëtuar shumë dhe momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku do të shfaqet muzikali “Notre Dame de Paris”.
Balerini ndodhet në Tiranë dhe nuk është pranë saj për ta mbështetur dhe sigurisht që Elhaida e ndjen mungesën.
Ajo ka ndarë një foto të tyre nga “Dancing with the Stars’ në Instagram dhe shkruan: “Ende personi që më mungon më shumë është ai”. Teksa e ka ripostuar, balerini shton: “Edhe ti më mungon”.
Kujtojmë që lidhja e tyre ka qenë shumë e komentuar në fillimet e saj.




