Aktori i njohur amerikan, Joe Manganiello dhe bashkëshortja e tij Sofia Vergara janë një ndër çiftet më të përfolur të medias rozë.
Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Ndonëse asnjëri nga ata nuk e ka konfirmuar lajmin e ndarjes, veprimet e tyre kanë shtuar akoma më shumë zërat për ndarje.
Sofia festoi 52-vjetorin e lindjes me 10 korrik, por në foto e publikuara dukej qartë që në këtë ditë kaq të veçantë për të Joe nuk ishte krah saj, ndërsa ky i fundit e uroi Sofian me disa fjalë të thjeshta.
“Gëzuar ditëlindjen Sofia!!!” ishte urimi që Manganiello i bëri aktores kolumbiane, teksa në sfond kishte vendosur një foto të tyre por jo në ditën e ditëlindjes së saj.
Thashethemet se çifti nuk jetojnë më bashkë janë shtuar teksa ata kanë nxjerrë në shitje residencën e tyre luksoze ku thuhet se kanë jetuar aty momentet më të bukura së bashku.



