Thursday, April 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Pasi gjykata e dënoi Feron me paraburgim, reagon sërish Arbenita Ismajli

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin ‘Fero’ është dënuar nga gjykata në Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, pasi u arrestua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

E së fundmi, modelja ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku ka falenderuar njerëzit që janë shqetësuar për të, teksa thekson se ‘beson në drejtësi’.

“Ju faleminderit për kujdesjen dhe mbëshetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi!”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali.

Reperi mësohet se e ka kërcënuar se  “do ta vrasi nëse ia merr vajzën”. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X