Disa ditë më parë reperi i njohur Fero Fera ka kërcënuar me jetë dhe ka dhunuar partneren e tij, Arbenita Ismaji.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur së fundmi avokati i Feros, Sherif Sherifi duke treguar arsyen që çoi në konflikt çiftin.
Ai tha se çdo gjë filloi kur Arbenita u kthye nga Anglia duke pretenduar se lidhja e saj me reperin nuk po funksiononte, ndërsa shtoi se gjendja u përkeqësua kur modelja filloi të pyeste për pashaportat e vajzës së tyre.
“Çdo gjë filloi kur Arbenita u kthye nga Anglia ku jeton dhe punon. Dyshja kanë pasur një debat dhe ky ka nisur nga Arbenita pasi pretendoi se lidhja e tyre nuk po funksionon dhe kushti kryesorë i saj ka qenë me e marrë vajzën e tyre në Angli. Ka ardhur në Kosovë dhe filloi të pyetë se ku janë pashaporta e vajzës dhe këtu ka filluar debati.”- tha avokati i Feros.



