Saturday, April 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Kompania ‘Hermes’ krijoi çantën me emrin e saj/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare aktorja dhe këngëtarja e njohur britanike

Këngëtarja dhe aktorja e njohur britanike Jane Birkin ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

E ndjera e cila ishte kthyer në ikonën e modës në Francë, ka vuajtur së fundmi nga disa probleme shëndetësore, gjë që solli dhe anulimin e koncerteve të saj të fundit.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur. Birkin e cila ka prekur majat e suksesit, njihet dhe për marrëdhënien e saj të komplikuar me këngëtarin dhe tekstshkruesin Serge Gainsbourg.

Ajo është njohur për theksin e saj të veçantë francez, ku shumë e kanë përshkruar atë si vajzën ikonë të viteve 1970.

Madje ajo është arsyeja përse kompania e çantave luksoze Hermes , dizenjoi në vitin 1984 një çantë me emrin e saj dhe prej atëherë ajo konsiderohet simbol i kompanisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X