Kylie Jenner dhe Jordyn Woods duket se e kanë lënë të kaluarën pas, pasi themeluesja e “Kylie Cosmetics” dhe ish-shoqja e saj e ngushtë u fotografuan duke dalë nga një restorant së bashku në Los Angeles të shtunën mbrëma.
Miqësia e tyre pati përfunduar në shkurt të 2019-ës, që pas skandalit se Woods kreu marrëdhënie me të dashurin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
Edhe pse Kylie u shpreh se ishte shumë e mërzitur situata e Tristanit, bruimet e asaj kohe janë shprehur se ajo nuk donte të merrte ndonjë vendim të ashpër kur bëhej fjalë për Jordyn.
“Për një kohë të gjatë dukej sikur Kylie nuk ishte e sigurt se çfarë do të ndodhte me miqësinë e tyre. Ishte shumë e vështirë për Kylie që thjesht ta largonte Jordyn nga jeta e saj. Kylie ishte e shkatërruar në fillim. Jordyn ishte e besuara e saj për kaq shumë kohë. Kur Kylie fshihte shtatzëninë e saj nga bota, Jordyn kalonte pothuajse çdo ditë me të”, shtoi burimi.
