Blero u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.
Vetem pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë pas ndarjes nga Afrona, u mësua se edhe kjo lidhje mori fund.
Blero është nga njerëzit e showbizit shqiptar më të përfolur për jetën private.
Ai vazhdon prej vitesh të jetë kryetemë në çdo të re në jetën e tij, sidomos atë sentimentale.
E ditën e djeshme pasi u fol kudo për të ai ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Ai ka postuar një fotografi në InstaStory, sipër të cilës ka shkruar: “Më hidh në mes të hienave dhe do të kthehem duke udhëhequr xhunglën”.




