Aktori i njohur Brad Bitt dhe ish-bashkëshortja e tij Angelina Jolie po vazhdojnë akoma ‘betejën’ ligore mbi kantinën e verës në Francë, Château Miraval, të cilën dyshja e kanë blerë së bashku.
Në një dosje të re gjyqësore të siguruar nga CNN, ish-kompania e investimeve të Jolie, ‘Nouvel’, akuzon Pitt dhe bashkëpunëtorët e tij se ai po përpiqet që mbajë kontrollin e “Château Miraval” duke vjedhur asetet e saj.
Ndërsa ‘Nouvel’ po kërkon një shumë rreth 350 milionë dollarë dëmshpërblim nga aktori.
“Pitt ka shpenzuar kot asetet e kompanisë. Ai ka shpenzuar miliona euro për projekte pa vlerë duke përfshirë një shumë prej më shumë se 1 milion dollarë për rinovimin e pishinave, rindërtimin e një shkalle katër herë dhe duke shpenzuar miliona euro për të restauruar një studio regjistrimi,” thuhet në dokumentin e paraqitur në gjykatë.



