Aktorja e njohur Sofia Vergara dhe bashkëshorti, Joe Manganiello i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-çifti Page Six dhe thanë:” Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duan dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë.”
Mirëpo së fundmi disa burime të afërt me dyshen kanë treguar për Daily Mail arsyet që i shkaktuan ndarjen e tyre.
Sipas burimit marrëdhënia e çiftit filloi të ftohej pasi ata kishin dy karaktere të ndryshme dhe nuk po e kuptonin njëri-tjetrin.
Një arsye tjetër që kishte një ndikim të madh në martesën e tyre është edhe pija e alkoolike e aktores.
“Ai e paralajmëroi atë për këtë gjë kur filluan të takoheshin dhe përpara se ata të martoheshin së bashku”, tha burimi i afërt me dyshen.
Manganiello përshkruhet si një person i thjeshtë, argëtues, i cili kënaqet me aktivitete të tilla si të shkuarit në koncerte, të qëndrojë në shtëpi për të luajtur me video-lojëra dhe të shikojë filma, ndërsa aktores i pëlqejnë më shumë udhëtimet luksoze dhe darkat.



