Policia në Nevada ka konfirmuar se kanë dhënë një urdhër kërkimi këtë javë në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur.
Detektivët kryen kontrollin shtëpinë e reperit në Henderson, në periferi të Las Vegas ku Tupac u qëllua për vdekje në shtator 1996.
Policia Metropolitane e Las Vegas nuk dha detaje të mëtejshme të kërkimit, duke përmendur hetimin në vazhdim për vrasjen e tij.
Asnjë i arrestuar nuk është bërë dhe asnjë i dyshuar nuk është aktualisht në paraburgim.
Shtëpia që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga brezi i Las Vegasit ku Shakur u qëllua për vdekje nga disa të shtëna.
Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit Jason Johansson tha për Las Vegas Review Journal se detektivët po punonin edhe një herë për rastin e reperit të ndjerë.
“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta ndryshojmë atë,” i tha ai gazetës.
2Pac, publikoi albumin e tij debutues në 1991 dhe vazhdoi të shijonte suksesin e listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez on Me, Changes dhe I Ain’t Mad at Cha.
Ai vdiq në moshën 25 vjeçare më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij ndërsa priste në semafor të kuq. Shakur, shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, duke u kthyer në një ndër artistët më të suksesshëm i cili nuk jeton më.



