Jori Delli është nga personazhet më të pëlqyer të momentit në vendin tonë.
Modelja simpatike me pamje dhe stil unik ka rënë në sy edhe të medias së madhe italiane Mediaset.
“Jori Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e preferuar është Milani”, shkruhet në artikullin e faqes në një nga rubrikat e Sport Mediaset, ku bashkangjitur janë fotot e modeles shqiptare.
Jori ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos. Ajo është një femër shumë e pasionuar pas sportit, fitnesit si dhe ka mbaruar studimet për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.



