Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktori i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes së tij

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare aktori i njohur në serialin “All My Children”, Nick Benedict.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar së fundmi Jake’s Steakhouse, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Ditëlindja e Nick Benediktit ishte më 14 korrik. Ai shkoi të ishte me Zotin këtë ditë. Ju lutemi lutuni që ai të shkojë në parajsë”, ka shkruar Jake në postimin e tij.

Megjithatë, mediat e huaja shkruajnë se shkaku i vdekjes së aktorit të njohur akoma nuk është bërë i ditur.

Aktori luajti një rol në serialin “All My Children” nga 1973 deri në 1977, dhe ishte një nga bashkëshortët e Erica Kane. Benedict gjithashtu u nominua për çmimin ‘Daytime Emmy’ me dramën ‘All My Children’.

Gjatë gjithë viteve 1980 dhe 1990, ai gjithashtu luajti në telenovela të tjera si ‘The Young and the Restless’.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X