Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

I dashuri i Loredanës i bën një dhuratë Noizyt, ndjekësit po e shohin më shumë si një diss ndaj postimeve të Mozzik

Reperja e njohur Loredana Zefi prej ditësh është shndërruar në një ndër personat më të komentuar të showbizit shqiptar. Që pas konfirmimit të lidhjes me futbollistin gjerman Karim Adeyemi, artistja është në qendër të vëmendjes tashmë.

E së fundmi duket se partneri reperes i ka bërë një dhuratë të veçantë, mikut më të ngushtë të Loredanës, reperit Noizy.

Ishte artisti i cili e bëri të ditur këtë gjë duke publikuar nëpërmjet një videoje në TikTok dhe Inastagram ku tregon dhuratën e cila është një bluzë e futbollisit i cili luan për Dortmundin. Gjatë videos Noizy shfaqet duke e veshur teksa e falenderon Adeyemin duke e quajtur ‘vëlla’.

Vëmendjen gjithashtu e tërhoqi dhe komenti i Karim duke e quajtur artistin ‘King’. Duket se dyshja po fillojnë të kenë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Mirëpo shumë prej fansave e morën këtë veprim të Noizyt dhe si një ‘diss’ ndaj ish-partnerit të Loredanës, Mozzik i cili disa ditë më parë publikoi një foto ku tregonte se ishte kthyer me skudarën e Bayern-it, e cila është kundërshtare me skuadrën ku luan partneri i reperes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X