Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

E kritikoi se kishte shtuar peshë, Bebe Rexha ndahet nga Keyan Safyari?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i ka dhënë fund romancës së saj disa vjeçare me Keyan Safyari.

Disa ditë më parë artistja publikoi në rrjetet socaile një mesazh që i dashuri i saj i kishte dërguar asaj, duke treguar që lidhja e saj është krisur.

Ndër të tjera në meszhi që i kishte dërguar Keyan u shpreh se ai është shuëm I sinqertë me të dhe se fytyra dhe trupi i saj po ndryshonin pasi ajo kishte shtuar kilogramë.

“Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte. Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë. Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë”, i ka shkruar partneri, në mesazhin e publikuar nga vetë Bebe.

“Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja. Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, shton ish-partneri i Bebe Rexhës.

Ndonëse në fillim fansat e tyre nuk kuptuan se si po shkonte marrëdhënia e tyre pasi Bebe publikoi mesazhin në rrjetet sociale, mirëpo mesa duket çifti janë ‘ftohur’ dhe i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë lajmi për ndarje nuk është konfirmuar akoma nga asnjëra palë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X