Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka folur së fundmi për martesën me bashkëshortin e saj, Taikia Waititi.
32-vjeçarja e cila kurorëzoi dashurinë me regjisorin e njohur rreth një vit më parë, teksa së fundmi ajo po përflitet se është në pritje të ëmbël. Por ylli e ka mohuar këtë gjë, teksa shprehet se ardhja e një fëmije është pjesë e planeve të saj por jo të afërta.
“Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja.”- u shprej ajo gjatë një interviste për rvistën “People”.
Rita e përshkruan Taikën si “mbështetësin dhe avokatin më të madh të saj”. Sakaq këngëtarha shpjegoi se ajo është gjithashtu e lumtur që mbështetet tek ai edhe për procesin krijues si artiste.
“Më pëlqejnë idetë me të. Është vërtet interesante dhe e lehtë, dhe ai ka një perspektivë dhe shije vërtet të mrekullueshme. Ky album është një precedent vërtet i madh për atë që ne mund të bëjmë potencialisht”.



