Fifi po shijon muajt e parë të të bërit nënë.
Këngëtarja e njohur në fund të muajit prill solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Theo Mal.
Lidhur me mëmësine dhe momentin kur e kuptoi lajmin e ëmbël Fifi ka folur për herë të parë duke zbuluar edhe si ia tregoi partnerit të saj Adisit.
“Ishte një shtatzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatzanie dhe i shkoj në dhomë dhe I them Adis shiko çfarë kam…
Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… i thashë : Lale Unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim. Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja”, tha Fifi duke zbuluar edhe se së shpejti do të kemi dasëm.



