Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

U shfaq me dy duart e fashuara, Marina Vjollca tregon se çfarë i ndodhi

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ka shqetësuar fansat mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instagram disa foto ku ka treguar dy duart e saj të cilat ishin të fashuara.

E teksa fansat ishin shumë të panikosur mbi gjendjen e saj shëndetësore, moderatorja së fundmi ka postuar një video në InstaStory ku ka treguar se çfarë i ka ndodhur.

Marina ndërsa tregoi se duart i ka djegur në vaj, ajo gjithashtu i falenderoi nga zemra të gjithë fansat që janë shqetësuar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Dua ta nis këtë video me një falenderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qene dhe një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj, kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur që po e marr te QSUT që plagët të mos jenë të dukshme”-tha Marina ndër të tjera.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X