Sunday, April 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Majk në një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur? Dyshja kapen ‘mat’

Kastriot Rexha i njohur me emrin e muzikës, Majk është një ndër reperët më të suksesshmën të estradës muzikore.

Ndonëse ka një karrierë muzikore disa vjeçare, përsa i përket jetës së tij private ai është shumë diskret duke e mbajtur atë larg kamerave dhe syrit të publikut.

Mirëpo së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e Majkut në një nga koncertet e tij, i cili është i shoqëruar nga këngëtarja e njohur Nita Krasniqi.

Nga ana tjetër nuk ka mjaftuar vetëm kjo foto e dyshes që të nxisë aludimet e publikut se artistët kanë nisur një lidhje të re dashurie, pasi Nita ka publikuar gjithashtu edhe një video në makinë ku një moment dëgjohet zëri i reperit.

Megjithatë nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes, nëse janë në një lidhje dashurie së bashku apo është muzika ajo që po i bën bashkë ata.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X