Angela Martini ka folur për jetën e saj tani, kur e ka lënë karrierën pak mënjanë.
Ajo i është dedikuar familjes dhe periudhës së vështirë që kaluan, megjithatë premton se do të rikthehet me një surprizë:
“Jeta ime ka ndryshuar, veçanërisht këto vitet e fundit dhe mendoj se ka qenë një kapitull i jetës time në të cilin kam mësuar shumë dhe më ka bërë më të fortë, ka qenë pjesë e pjekurisë sime. Për një farë kohe më është dashur ta lë pak mënjanë karrierën, sepse kam marrë rol tjetër, duke ruajtur familjen time dhe burrin që dashuroj.
Për mua, e para është familja. Për t’ia dalë si familje dhe për të kaluar të gjitha pengesat e mëdha që kishim, më duhej të isha për një kohë një lloj tjetër njeriu, jo ai që njihni të gjithë. Zgjodha ta sakrifikoja për pak kohë karrierën time dhe një pjesë të ëndrrave të mia, për të qenë një njeri tjetër që ishte e nevojshme të isha. Ishte e nevojshme të isha aty për bashkëshortin tim dhe të shpëtoja jetën e një njeriu. Ky ishte prioriteti im.”



