Një ditë më parë ish-lojtari i NFL, Tom Brady është kapur mat nën shoqërinë e modeles së njohur, Irina Shayk.

45-vjeçari e mori modelen nga ‘Hotel Bel-Air’ të premten pasdite dhe së bashku shkuan në shtëpinë e tij në Los Angeles, siç raporton një dëshmitar okular, duke treguar kështu që dyshja e kaluan natën së bashku.

Mirëpo sipas një burimi për Daily Mail ish-bashkëshortja e Brady, Gisele Bundchen nuk ndihet fare mirë për romancën këtë romëncë të babaittë fëmijëve dhe koleges së saj.
Sipas burimit pas lajmit se marrëdhënia e Tom me Irinën nuk është thjeshtë flirt Gisele nuk është ndier fare mirë, teksa shtoi se ajo ‘aktualisht është më mirë dhe po shpreson për më të mirën’.
“Emocionet nga kjo, veçanërisht pas ndarjes së fëmijëve, por më pas ajo e kuptoi se nuk mund të mbante diçka që nuk do të kthehej më, e dinte se kjo ditë do të vinte dhe sinqerisht nuk do të donte asgjë më shumë se sa që Tom të ishte i lumtur.”- tha burimi.
Ndërsa vazhdoi: “Ajo do të ketë një dashuri për të si askush tjetër, por shqetësimi i saj kryesor dhe një pjesë e procesit të shërimit është se ai zgjedh dikë që nuk është vetëm i duhuri për të, por edhe për fëmijët e tyre”.
Kujtojmë që vitin e kaluar dyshja i dhanë fund martesës së tyre 13-vjeçare nga e cila ata kanë sjellë në jetë dy fëmijë, Benjamin dhe Vivian.



