Grupi i njohur muzikor ‘Hollywood Vampires’ së fundmi është detyruar që të anulojë shfaqjen e tyre në Budapest për shkak të Johnny Depp.
Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta hungareze Blikk, aktori u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit.
“Gjithçka që kemi dëgjuar është se Depp ishte aq i keq sa nuk mundi të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, ka thënë një burim për Blikk.
Mirëpo së fundmi e njëjta media që raportoi se gjendja shëndetësore e aktorit u përkeqësua pasi ai kishte abuzuar me substancat narkotike.
Kjo nuk është hera e parë që Depp ka pasur probleme me alkoolin dhe drogën pasi një gjë e tillë u bë e ditur edhe në gjyqin kundër bashkëshortes së tij, Amber Heard.



