Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Modelja Lara Stone bëhet nënë për herë të dytë

Lara Stone ka konfirmuar se është bërë nënë për herë të dytë. Supermodelja, tashmë nënë e djalit 10-vjeçar Alfred me ish-bashkëshortin David Walliams, fillimisht zbuloi shtatzëninë në maj.

39-vjeçarja, ka shpërndarë një foto të të porsalindurit në Instagram, të cilin e ka quajtur Bob, pasi mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e dytë, David Grievson disa ditë më parë.

‘Bob lindi javën e kaluar dhe kaloi disa ditë në kujdesin intensiv. Jemi shumë të lumtur që e kemi në shtëpi me ne tani dhe të gjithë e duam shumë.

Kujtojmë se Lara u takua me bashkëshortin e saj, David, në Tinder në vitin 2018 dhe konfirmoi fejesën në shkurt 2020.

Ajo u shfaq me unazën e fejesës me diamant në darkën VIP të Gymkhana në Mayfair. Ky është partneri i dytë publik i Laras pas ndarjes nga David Walliams. Me këtë të fundit u takuan në 2009 dhe shpallën fejesën vetëm katër muaj më vonë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X