Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

 Kylie Jenner është penduar për ndërhyrjet e saj: Nuk do të doja kurrë që Stormi të bënte të njëjtat gabime…

Kylie Jenner është një personazh i famshëm dhe biznesmene e njohur amerikane me linjën e saj të kozmetikës “Kyilie Cosmetics”.

Modelja ka folur për një operacion të kryer nga ajo në moshën 19-vjeçare për zmadhimin e gjoksit në 2017-ën, një vit para se ajotë merrte për herë të parë në krah vajzën Stormi, tani 5 vjeç.

Kylie Jenne në serialin Hulu në episodit e 27 korrikut  është shprehur kështu:

“Ju e dini që e kam bërë gjoksin para se të lindja  Stormin, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç.

Ylli është shprehur që duke u kthyer pas dhe duke pare trupin e saj tani 25 vjeç, e vlerëson trupin e saj ashtu siç ishte ne moshën 19 vjeçare para ndërhyrjeve.

“Kisha gjoks të bukur, natyrale, thjesht i mrekullueshëm, përmasa perfektë, gjithçka perfektë. Dhe do të doja që, natyrisht, të mos i kisha bërë kurrë në fillim. Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon për këtë të presë deri në fund të fëmijëve.”

Siç është shprehur Kylie, këndvështrimi i saj për veten ka ndryshuar dhe me shumë pasi u bë nënë.

“Do të më thyhej zemra nëse Stormi do të dëshironte të bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare.

Unë dua të jem nëna më e mirë dhe shembulli më i mirë për të. Dhe do të doja që të mund të jem ajo dhe të bëj gjithçka ndryshe, sepse nuk do të prekja asgjë”

Kylie ka vazhduar te ndaje mendimet e saj mbi standardet e bukurisë, duke u shprehur që ka shumë vajza në internet qe editojnë plotësisht fotot e tyre.

“Një nga keqkuptimet më të mëdha për mua është se unë isha si fëmijë i pasigurt dhe bëra kaq shumë operacione për të ndryshuar fytyrën time gjë që është e rreme”, tha ajo.

“Unë kam marrë vetëm botox dhe filler.”-shprehet ajo

Kylie na ka treguar që ajo ndihet shumë mirë me vetën e saj edhe pse është penduar ka dashur veten gjithmonë:

 “Gjithmonë e kam dashur veten, ende e dua veten, unë gjithmonë do të dëshiroj që të gjithë ta duan veten”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X