Aktori i njohur Ethan Slater së fundmi ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij Lilly Jay, sipas një burimi për TMZ.
Në vitin 2018 Slater e kurorëzoi me martesë dashurinë e tij 6-vjeçare, ndërsa një vit më parë ata u bënë prindër për herë të parë.
Mirëpo lajmi për divorcin e dyshes vjen menjëherë pas zërave se ai ka nisur një romancë të re me këngëtaren e njohur Ariana Grande.
Nga ana tjetër një burimi të afërt me çiftin tha për People se Ariana dhe Dalton Gomez u ndanë në janar, ndërsa shtoi që këngëtarja dhe Ethan kohët e fundit filluan të takoheshin dhe sipas tij kjo është arsyeja se pse ky i fundit dëshiron që të divorcohet nga bashkëshortja.
“Ariana dhe Dalton Gomez u ndanë në janar. Ajo dhe Ethan kohët e fundit filluan të takoheshin dhe kjo është arsyeja se pse ai po kërkon që të divorcohet nga bashkëshortja e tij.”- tha burimi.
Megjithatë pavarësisht zërave që po qarkullojnë as Ariana dhe as Ethan akoma nuk e kanë konfirmuar lajmin se dyshja kanë nisur një romancë dashurie së bashku.



