Albana Osmani ndonëse prej kohësh larg televizionit, vazhdon të jetë aktive dhe shumë pranē fansave të saj me projekte të tjera si dhe në rrjetet sociale.
Në Instagram së fundmi ajo ka publikuar një story ku krahas formave fantastike vëmendje mori një shenjë në barkun e saj.
Si duket pas pyetjeve të shumta, Albana ka postuar një tjetër story ku shpjegon se shenja është një nishan që e ka që kur ka lindur.

Nishani është në formë dielli ndërsa prezantuesja e njohur ka thënë se gjatë kohës së plazhit i vizaton një bisht që të duket si luledielli, simbol që e karakterizon atë dhe në disa projekte.



