Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Wanda Nara është me leucemi? Modelja thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

Wanda Nara ka thyer heshtjen pas lajmeve që qarkulluan në mediat e huaja se ajo vuante nga leucemia.

Biznesmenja dhe modelja ka qetësuar ndjekësit teksa zhvilloi një bashkëbisedim virtual me fansat, të cilët e pyetën për shëndetin e saj.

“Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, e pyeti një ndjekës dhe Wanda Nara iu përgjigj: “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.

Partneri i saj, Mauro Icardi, së fundi nënshkroi për klubin turk Galatasaray, ku e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi dhe si rrjedhojë ajo konfirmoi se do t’i bashkohet në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

“Stamboll”, ishte përgjigja e saj kur u pyet se cili është destinacioni i saj i radhës.

Sa i përket lajmeve se është me leucemi, ajo shtoi: “Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër.”

Wanda Nara i dha fund në këtë mënyrë thashethemeve duke treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X