Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Kiara Tito apo Efi Dhedhes? Kush do e marr drejtimin e Për’puthen

Rikthimi i Bora Zemanit në krye të “Dancing with the stars” lë bosh njëherë e mirë vendin e saj si prezantuese e “Përputhen”.Mesa duket edhe ky pozicion tashmë e ka gjetur zëvendësuesen. Bëhet me dije se do të jetë pikërisht Kiara Tito ajo që sezonin e ardhshëm do të moderojë formatin e përditshëm të dashurisë. Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, moderatorja Kiara Tito nuk ka ngurruar ta shprehë dëshirën e saj për të pasur një emision në “Top Channel”. Madje, shpesh Kiarën e kemi parë të moderojë “emisione” të ndryshme në “Big Brother Vip”.

Vetë Kiara e ‘paralajmërojë’ dëshirën e saj për “Për’puthen”, teksa e moderoi edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ndonëse të shumta ishin komentet, por edhe lajmet që shprehnin se drejtimi i këtij formati do ti besohej Efit, në fakt, gjithçka duket drejt përfundimit të detajeve, përpara se Kiara të nisë moderimin në shtator. Nga ana tjetër prova e parë e bashkëpunimit mes Kiarës dhe Olsa Muhametit u bë gjatë formatit “Kepi i Vipave”.

Finalistja e “Big Brother”, që pas përfundimit të lojë, ka preferuar që të rrijë e shkëputur nga vëmendja mediatike, të paktën deri në nisje të sezonit të ri, ku mesa duket i ka thënë “Po” ftesës për të kërcyer me yjet. Vetë Efi e kishte paralajmëruar një fakt të tillë në rrjetet e saj sociale, natyrisht pa bërë me dije se ku do ta shihnim. Shpesh e shikojmë në një bashkëbisedim të ngushtë me ndjekësit. Së fundmi një pjesë e kanë pyetur për projektet e reja.

E pyetur se “A do të shohim së shpejti me një program televiziv?” Efi është përgjigjur: “Në pritje, të gjërave të bukura”. Për sa i përket rikthimit ajo ka deklaruar edhe formatet që i pëlqejnë në ekran.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X