Duket se skandalet nuk kanë fund për futbollistin e njohur brazilian Neymar Jr. Ylli është kthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe kjo për jetën e tij personale.

Në rrjet po qarkullon lajmi se futbollisti ka kryer marrëdhënie seksuale me një burrë. Këtë deklaratë e ka bërë një influencere e famshme, Sophia Barclay, e cila teksa ishte e ftuar gjatë një intervise në programin brazilian “Chupim” ka treguar se ngjarja ka ndodhur gjatë një feste private që ylli organizoi në kohën e pandemisë.
Madje sipas saj, Neymar u ka kërkuar të ftuarve në shtëpinë e tij që të dorëzonin të gjithë telefonat e tyre, mirëpo kjo gjë duket se ka rezultuar pa sukses pasi influencerja e cila ishte pjesë e festës ia ‘zbuloi’ sekretin futbollistit.
“Të dy bënin seks me njëri-tjetrin. Ne ishim aty të gjithë, ata të dy filluan të putheshin, të gjithë ne putheshim me njëri-tjetrin, nuk kishte kufij”, deklaroi ajo.



