Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

E trishtë, vdes në banesë aktori 25-vjeçar i “Euphoria”


Angus Cloud, i cili aktori në serialin hit të HBO Euphoria, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill, vdiq të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, thuhet në një deklaratë nga familja e Cloud.

Babai i aktorit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”.

“E vetmja ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thuhej në deklaratë.

“Shpresojmë që vdekja e tij të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë në heshtje”.

Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende.

Dy javë më parë, Cloud postoi një foto të babait të tij në Instagram dhe shkroi: “Më mungon”.

Një burim tha për Entertainment Tonight se ai kishte mendime vetëvrasëse, pasi u kthye nga Irlanda ku varrosi babain e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X