Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

I dhanë fund lidhjes pas 3 vitesh së bashku, zbulohet arsyeja e ndarjes së Rauw Alejandro dhe Rosalia-s

Ndarja e Rauw Alejandro dhe Rosalía ka tronditur të gjithë fansat e ish-çiftit. E teksa dyshja konfirmoi ndarjen e papritur pas tre vitesh së bashku, duket se së fundmi është zbuluar dhe arsyeja përse ata vendosën ti jepnin fund.

Sapo u konfirmua ndarja, emri i modeles kolumbiane Valeria Duque filloi të përmendej si personi i tretë në lidhje, gjë që nuk i pëlqeu aspak këngëtarit i cili i hodhi poshtë këto spekulime.

“Po, disa muaj më parë unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës. Ka mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për shkak të palëve të treta apo tradhti”, u shpreh ai.

Mirëpo së fundmi, miku i Rauw-it i ka vendosur pikat mbi ‘i’ duke zbuluar arsyen e vërtetë. Alejandro foli për programin ‘Socialite’ të Telecinco ku tregoi se ekipi i Rosalía-s mendonte se Rauw po “nuk po e linte të rritej në karrierë”, pasi artistja synonte të bënte një hap në Hollywood.

“Ata duan ta ndryshojnë karrierën e saj, e shohin atë si një yll të madh. Ata e shohin atë si Kardashian, dhe ata mendojnë se Rauw nuk është në atë nivel. Ai ishte një pengesë për projektin e saj personal sepse Rosalia ishte shumë e pranishme në karrierën e saj, ajo konsultoi me atë për gjithçka”, filloi ai.

Duke theksuar se ishte Rosalia ajo që vendosi t’i japë fund: “Ai i ka kaluar këto ditë me familjen e tij dhe nuk ka dalë për të flirtuar siç është thënë. Ai është aq serioz, madje është i turpshëm. Në fakt, nëse kishte qenë dikush që ishte jobesnik, do të ishte ajo. Ai kurrë nuk do të tradhtonte.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X