Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Dyshohet se vdiq nga vetëvrasja, ish-menaxheri i aktorit të “Euphorias”, rrëfen momentin si i shpëtoi njëherë jetën pasi kaloi në mbidozë

Diomo Cordero, një njeri që pretendonte se kishte punuar si menaxher talentesh për Angus Cloud në 2021, pohoi disa muaj më parë se dikur i shpëtoi jetën aktorit të Euphorias pas një mbidoze droge.

Cloud, 25 vjeç, vdiq nga rrethana të panjohura të hënën, por TMZ raportoi se ambulanca ishte telefonuar nga nëna e tij, e cila deklaroi se ai ndoshta kishte pësuar një “mbidozë të mundshme”.

Aktori i dashur për publikun u deklarua i vdekur në shtëpinë e tij në Oakland dhe familja Cloud deklaroi se ai kishte qenë duke luftuar me mendimet për vetëvrasje javën e kaluar për shkak të varrosjes së babait të tij në Irlandë.

Tani komentet e Cordero nga prilli hedhin pak dritë mbi shkakun e mundshëm të vdekjes së Cloud. Ai pretendon se është takuar me Angus ndërsa punonte si teknik i shëndetit mendor në një institucion rehabilitimi, ku aktori dyshohet se ishte një pacient.

Cordero bëri disa komente për të në Tëitter dhe më pasi fshiu menjëherë pas kësaj, marrëdhëniet e tyre në bisnes dhe në jetën personale u prishën.

Ish-menaxheri i supozuar rrëfeu gjithashtu sesi e kishte shpatuar nga vdekja aktorin duke përdorur CPR dhe Narcan kur ai e teproi me ilula me recetë.

“Për fat të keq, ndërsa rifitoi vetëdijen, Angus më vjelli në fytyrë”, shkroi Cordero në Twitter.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X