Këngëtari i njohur Blero Muharremi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Disa ditë më parë ai i habiti të gjithë me deklatartat që bëri, teksa shtoi dushimet e fansave se i ka dhënë fund lidhjes së tij dy mujore më të dashurën misterioze.
Mirëpo së fundmi Blero ka shuar zërat për ndarje teksa ka postuar një foto në Instagram.
Në foton e publikuar në InstaStory, këngëtari shfaqet i përqafuar me të dashurën e tij identitetin e të cilës e ka mbajtur të fshehtë.
Dyshja dukeshin shumë të lumtur, ndërsa po shijonin udhëtimin e tyre të parë së bashku.




