Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Muzikanti i njohur ngre padi ndaj Dua Lipes. Ja për çfarë bëhet fjalë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po përballet me një tjetër padi nga muzikanti i njohur Bosko Kante.

Ky i fundit ka akuzuar artisten se as ajo dhe as shtëpia e saj diskografike, ‘Warner Music Group’ nuk i kanë kërkuar leje atij për të përfshirë muzikën e tij “Talk box” në remikset e hitit të saj “Levitating”.

Në padinë e ngritur ndaj këngëtares, Kante pretendon se ky veprim i Duas shkel të drejtat e tij si autor i këtyre këngëve, sipas Reuters.

Sipas burimeve Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.

Kujtojmë që këngëtarja tashmë është përballur me dy padi të tjera për të drejtat e autorit për këngën “Levitating”. Një ankesë gjyqësore nga grupi i muzikorë ‘Reggae’. Artikal Sound System u hodh poshtë në qershor, ndërsa procesi gjyqësor nga kompozitorët Sandy Linzer dhe L. Russell Brown ende nuk është mbyllur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X