Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktorja e njohur Reese Witherspoon i jep fund martesës 12-vjeçare

Aktorja e njohur Reese Witherspoon i ka dhënë fund martesë së saj 12-vjeçare me Jim Toth.

Vetëm katër muaj pasi për herë të parë aktorja kishte paraqitur kërkesën për divorc, dyshja janë divorcuar.

Sipas disa dokumenteve të gjykatës, të siguruara nga TMZ, Reese dhe Jim Toth nënshkruan të dy një marrëveshje për zgjidhjen e martesës, ku njëra ndër to kishte të bënte me djalin e tyre 10-vjeçar.

Kujtojmë që aktorja njoftoi në fund të marsit se ajo dhe Jim kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre pas 12 vitesh së bashku, ndërsa tha se ndarja e tyre ishte miqësore.

Kemi disa lajme personale për të ndarë… Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Kemi shijuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa ne vazhdojmë në kapitullin tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale. Ne e vlerësojmë vërtet respektin e të gjithëve për privatësinë e familjes sonë si këtë herë” , kanë shkruar Reese dhe Jim gjatë një deklarate në rrjetet sociale.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X