Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

U akuzua nga ish-balerinët e saj për diskriminim dhe ngacmim seksual, reagon për herë të parë Lizzo

Këngëtarja e njohur, Lizzo, ka reaguar për herë të parë pas akuzave ndaj ish-balerinëve të saj, se artistja i ka ngacmuar seksualisht dhe i ka diskriminuar ata.

“Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese”, tha fituesja e “Grammy”, në një deklaratë të postuar në rrjetet e saj sociale.

“Etika, morali dhe respekti im i punës janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar. Zakonisht unë zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa duken dhe tepër të egra për të mos u adresuar”, vazhdoi 35-vjeçarja.

Këngëtarja e “Damn Time” tha se pretendimet “të sensacionalizuara” erdhën nga ish-punonjësit që “tashmë e pranuan publikisht” se sjellja e tyre gjatë turneut me të kishin qenë “të papërshtatshme dhe joprofesionale”.

Ajo shpjegoi se me “pasionin” e saj vjen “puna e vështirë dhe standardet e larta”, duke pranuar se duhet “të marrë vendime të vështira”.

“Nuk është kurrë qëllimi im të bëj dikë të ndihet jo rehat ose sikur të mos vlerësohesh në ekpi”, tha Lizzo.

Sakaq në deklaratën e saj, ylli tha se nuk po përpiqej të shfaqej si “viktimë”, por iu lut fansave dhe ndjekësve të saj që të dinin se ajo nuk është “e keqja në këtë histori”.

“Unë jam shumë e hapur me seksualitetin tim dhe ta shpreh atë, por nuk mund të pranoj apo lejoj që njerëzit ta përdorin atëpër të më bërë të jem diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë”, theksoi ajo.

Këngëtarja e “Boys” shtoi se ajo e di se si është “të bullizohet për trupin çdo ditë dhe absolutisht nuk do ta kritikonte apo largonte kurrë një punonjës për shkak të peshës së tij”, u shpreh Lizzo tutje.

“Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të shkatërrohet nga kjo. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë”, përfundoi Lizzo në deklaratën e saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X