Që kur lidhja e saj u bë publike, Adelina Tahiri është komentuar për një kohë të gjatë në rrjet për faktin se ajo dhe partneri i saj kanë një diferencë të madhe në moshë. E së fundmi këngëtarja ka rikujtuar periudhën e vështirë që kaloi pasi kurorëzoi martesën me avokatin e njohur maqedonas.
Teksa ishte e ftuar në “Pushime On Top”, Adelina u shpreh se zhurma emadhe që u shkaktua në rrjet ndikoi shumë në shëndetin e saj mendor si dhe preku familjarët e saj.
“Jam penduar për shumë gjëra në jetë jam gjykuar për shumë gjera që kam bërë dhe realisht e kam përjetuar shumë rëndë sidomos martesa ime qe ka qenë një buje shume e madhe qe unë e kam përjetuar shumë keq. Gazetat nuk e kuptonin që mua po më bënin dëm dhe askush nuk ka menduar për shëndetin tim dhe askush nuk ka menduar për familjarët e mi dhe këtë gjë e kam përjetuar shumë rëndë ka qenë një ndër sfidat më të vështira të jetës time. Por që unë 30 herë kam rënë dhe 40 herë jam ngritur dhe kam qenë më e fortë se gjithmonë. Ndërsa për gjërat e lumtura, kam pafund të mos them që lumturia ime më e madhe është Joni si për çdo nënë që është fëmija. Por kam kaluar shumë gjëra të bukura”, u shpreh ajo.



