Si sot një vit më parë Rita Ora dhe Taika Waititi kanë kuroëzuar dashurinë e tyre në martesë. E në këtë ditë të veçantë çifti ka publikuar ekskluzivisht për revistën prestigjoze “Vogue” disa nga fotot e tyre të dasmës.
E teksa lajmi për ceremoninë e tyre sekrete bëri bujë në mediat e huaja, Rita është shprehur për revistën: “Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete.Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë dhe ta bëjmë atë në përvjetorin tonë!”

“Rita Ora më propozoi dhe unë thashë “po” në çast”, ka treguae regjisori Taika WWaititi për mënyrën sesi ai dhe këngëtarja u fejuan. Ndërsa dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., vetëm në vitin 2021, kur të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.

Rita e bëri pyetjen gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që do të mbahej në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht. “Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë. ”, sqaron Taika. “Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh.”




