Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi e cila prej vitesh jeton dhe punon në Shtete e Bashkuara të Amerikës është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi bukuroshja ka postuar në Instagram një foto nga pushimet, ndërsa mes mijëra pëlqimeve dhe komente pozitive ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte një komenti epik i gazetares Kozeta Turishta.
Ajo ka ‘ironizuar’ hapur modelen, teksa e pyetur se ku i gjen paratë për stilin e jetës së shtrenjtë që ajo bën pa punuar asnjëherë.
“Lum si ti Xhes që pa punuar asnjë ditë tënden në USA bën këtë jetë të bukur e të shtrenjtë! Aman na trego suksesin e sekretin si të bëhemi të pasur pa punuar në jetë”, ka shkruar Kozeta.
Mirëpo në lidhje me këtë koment ka reaguar vetë Xhesika, e cila ditën e sotme ka postuar një InstaStory një shprehje ‘thumbuese’ ndaj gazetares, duke treguar që komentet negative që merr nga të tjerët nuk e demoralizojnë por thjeshtë e frymëzohozjnë për të ecur më lart.
“Kur një lider ecën në dhomë, ndjekësit ndihen të frikësuar, gjarpërinjtë ndihen të kërcënuar, por udhëheqësit e ardhshëm ndihen të frymëzuar”, ka shkruar modelja.




