Tuesday, April 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Të përqafuar dhe në momente intime së bashku, zbulohet e dashura e Lorenc Hasramës

Këngëtari Lorenc Hasrama në mes angazhimeve ka gjetur kohën për të kaluar disa ditë pushimi me të dashurën e tij. Revista “Bordo” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një prej fotove ata shihen të përqafuar, ndërkohë në dy të tjerat janë duke shijuar detin.

Këto janë fotot e para të çiftit, pasi vetë ata kanë zgjedhur që lidhjen disamujore ta mbajnë private.

Edhe pse nuk dihet identiteti i vajzës, Lorenci ka folur për të në një intervistë të dhënë në programin “Ftesë në 5” pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Lorenci u shpreh asokohe se e dashura jashtë s’i ka përjetuar shumë mirë flirtet që këngëtari pati brenda shtëpisë me Jorin dhe Keisin, por që ai do të mundohej ta rregullonte marrëdhënien me të.

E mesa duket më në fund cdo gjë po shkon më së miri në romancën e tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X