Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Pas ‘luftës’ tre vjeçare me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë partneri i Sandra Bullock

Partneri i aktores së njohur Sandra Bullock, Bryan Randall ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare pas ‘luftës’ tre vjeçare me sëmundjen e rëndë ALS, e cila që prek qelizat nervore në palcën kurrizore dhe trurin.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë familja e të ndjerit për Page Six.

“Me pikëllim ju njoftojmë që Bryan Randall ndërroi jetë pas një beteje tre vjeçare me sëmundjen e rëndë ALS”, shkruan familja e tij në një deklaratë.

Nga ana tjetër edhe motra e aktores, Gesine Bullock-Prado publikoi në rrjetet sociale disa foto nga momentet e fundit që çifti kaluan së bashku.

Krahas tyre shkroi: “Jam e bindur se Bryan ka gjetur vendin më  të  mirë në parajsë.”

Përveç kësaj, Gesine gjithashtu zbuloi se Sandra ishte pranë partnerit të saj dhe po kujdesej për të deri në ditën e tij të fundit.

ALS është një sëmundje e rëndë, por ai kishte personat më të mirë që kujdeseshin për të si motrën time të mrekullueshme dhe grupin e infermierëve më të mirë që ajo punësoi. Pusho në paqe, Bryan”, ka shkruar motra e aktores.

59-vjeçarja u takua me Randall në janar të vitit 2015 në festën e ditëlindjes së djalit të saj Louis, ndërsa çifti filloi të takohej disa muaj më pas.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X