Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Anuloi koncertin për dy orë, por ja shuma marramendëse që pagoi Beyonce për t’i dërguar në shtëpi pjesëmarrësit

Këngëtarja e njohur Beyonce pagoi 100 mijë dollarë për të mbajtur në lëvizje linjat e trenave të Metrosë në Uashington DC, pas përfundmit të koncertit të saj.

41-vjeçarja ishte vendosur të performonte në ‘FedExField’ si pjesë e turneut të saj të  Rilindjes.

Mirëpo artistja u detyrua të shtyjë shfaqjen e saj për gati dy orë si pasojë e motit të keq me reshje shiu, sipas medias lokale ABC7.

Pas përfundimit të shfaqjes, Beyonce ndërhyri duke iu ofruar fansave të saj një orë shtesë shërbimi me tren për t’u siguruar që pjesëmarrësit të ktheheshin në shtëpi të sigurt.

Ajo pagoi që rreth 100 stacione treni që të rrinin në lëvizje në mënyrë që t’iu vinte në ndihmë fansave të saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X