Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe Gerard Pique një vit më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, ku shkak u bë tradhtia e këtij të fundit me partneren e tij aktuale, Clara Chia.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për të mirën e fëmijëve tonë, të cilët janë prioriteti jonë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në deklaratën e ish-çiftit.
Që nga ajo kohë, dyshja kanë zhvilluar takime të shumta së bashku në mënyrë që të marrin marrë vendime të për dy fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan, si kujdestarinë e tyre dhe vendin se ku të vegjilit e tyre do të jetojnë.
“Ata kanë rënë dakord mbi marrëveshjen e ndarjes. Nuk ka më asnjë diskutim apo problem mes tyre”, tha një burim i afërt me këngëtaren për revistën Vanitatis.
Nga ana tjetër lajmi është rikonfirmuar edhe nga rrethi shoqëror i Pique: “Kështu është, nuk ka më probleme mes tyre.”



