Sunday, November 24, 2024
spot_img

Fifi sqaron keqkuptimin që pati me Donald Veshajn

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur Fifi, ka treguar sesi qëndron e vërteta e videos që publikoi ku tha se do të hidhte Donaldin në gjyq, pas skeçit ku kanë bërë skenën ku artistes i kanë rënë të fikët në “BBVIP”.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”, Fifi sqaroi se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi tregoi se kishte marrë shumë mesazhe që Donaldi i kishte nxjerrë skenën e saj kur i ra të fikët në Big Brother, dhe fakti që binjakët nuk i hapën telefonin, për të disatën herë ajo u detyrua të postonte një video në rrjetet sociale.

Pjesa e skeçit u pre në emision sepse Filloreta tregoi se në ato momente ka menduar vetëm për familjarët e saj dhe se kjo gjë nuk e bënte të ndihej mirë.

E pyetur se përse nuk ka dhënë asnjë intervistë, Fifi u shpreh se nuk ka pasur asgjë për të treguar dhe arsyeja përse pranoi ftesën në programin e binjakëve ishte sepse do të  bënte “gjyqin” me Donaldin”.

“Nuk kam bërë intervista se nuk kam pasur çfarë të flas çfarë kam pasur i kam thënë tek BBVIP. Erdha sepse kam një ‘gjyq’ me Donaldin. Ju mora në tel nuk ma hapet. Ja nisën në Instagram mesazhet Donaldi po ju ironizon po tallet me skenën duke të rënë të fikët.  Ju marr në telefon dhe nuk ma hapni.

Realisht nuk e dija që kishte nisur emisioni hapa telefonin dhe bëra videon. Kam menduar pjesën e familjes time pjesën e njerëzve të mi si do të ndihen dhe un doja ta hiqja sepse nuk ndihesha mirë”- u shpreh Fifi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X