Naomi Campbell, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Christy Turlington janë përfshirë në një projekt fantastik të “Vogue”, duke risjellë një prej kopertinave të tyre më të famshme pas më shumë se 30 viteve.
Përveç 4 vajzave të lartpërmendura, kopertina kishte edhe modelen Tatjana Patziz që u nda nga jeta këtë vit.

Fotografi Peter Lindbergh zgjodhi t’i sillte ato sa më natyrale dhe minimaliste, të veshura me xhinse, bluza me ngjyra të errëta dhe buzëqeshje të ëmbla e plot vetëbesim, teksa mbetet një prej kopertinave më ikonte deri më sot.




