Monday, April 6, 2026
spot_img

Latest Posts

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Johnny Depp, miqtë e aktorit të shqetësuar

Aktori i njohur Johnny Depp kohët e fundit nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Life & Style, miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tij për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me substancat narkotike.

Miqtë e Johnny-t kanë frikë se gjendja shëndetësore e aktorit po përkeqësohet. Disa pretendojnë se konsumimi i lëndëve narkotike ka ndikuar shumë tek shëndeti i tij.”– ka shkruar Life & Style.

60-vjeçari ka anuluar disa shfaqje të grupit të tij muzikor ‘Hollywood Vampires’, i cili përbëhet nga Alice Cooper dhe Joe Perry.

Koncerti i grupit muzikor në Budapest me 18 korrik u anulua më për shkak se Depp u gjet në një gjendje të rëndë shëndetësore në dhomën e tij të hotelit.

Shokët e tij të grupit ishin të zemëruar, por edhe të shqetësuar,” raportoi Life & Style . “Johnny nuk di të ndalet.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X