NICOLE Scherzinger ka shkëlqyer në postimin e saj të fundit në Instagram por fansat e kanë sulmuar këngëtaren, duke e konsideruar postimin e saj të papërshtatshëm
Ish-ylli i Pussycat Doll, 45-vjeç, ka pozuar me një kostum plazhi të bardhë, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës, teksa ka qëndruar në cepin e një pishine.
Por si pasojë e këtij postimi, disa fansa nuk kanë mundur të mbajnë inatin dhe kanë shpërthyer me komente negative, duke i kujtuar asaj se vendi nga ajo vjen, Hawaii, por përjeton tragjendinë më të madhe, për shkak të zjarreve masive.
Gurvenatori i Hawaii, Josh Green, ka konfirmuar ditën e djeshme se 93 persona kanë humbur jetën për shkak të zjarreve masive që nisën ditën e martë, më 8 gusht.
Një ndjekës i Nicole, shkruan bashkangjitur fotos: “Hawaii është përfshirë nga zjarret, ndërsa ti del gjysmë lakuriq, duke treguar jetën e bukur që bën”.
“Nuk dua të dukem e ashpër por pavarësisht se nuk ndryshon gjë, mendoj që postimi yt është i papërshtatshëm duke menduar se çfarë po i ndodh vendit tënd”, shton një tjetër.
Pavarësisht komenteve të shumta negative, Nicole nuk ka reaguar aspak, duke mos i fshirë fotot, të cilat janë konsideruar si të papërshtatshme nga fansat.





