Cilat shenja, sipas karakteristikave të tyre më unike, mund t’ia bëjnë jetën më të vështirë ish-partnerit të tyre?
Demi është i njohur për qetësinë që e karakterizon. Një provokim apo ndarje mund të jetë e vëshirë për të. Pavarësisht vështirësive që do të përballet, kjo shenjë di t’i përballojë sfidat me gjakftohtësi.
Sjellja e demave është e paparashikueshme. Përpiqen të duken të lumtur që janë ndarë dhe nga ana tjetër do të bëjnë çdo gjë në fshehtësi për të fituar vëmëndjen e ish-partnerit të tyre.
Luani, kur është në një lidhje dashurie, sytë i rrezatojnë energji pozitive e cila pas ndarjes mund të zëvendësohet me një energji të errët. Manipulimi është arma më e fortë e kësaj shenje.
Ato do të përpiqen të telefonojnë nënën tuaj duke qarë dhe të bindin miqtë e përbashkët që ka të drejtë. Luani do provojë çdo gjë që të ktheheni në krahët e tij.
Virgjëresha në një lidhje është e organizuar dhe e vëmendshme. Është një bekim dhe mallkim të përjetosh një marrëdhënie me këtë shenjë pasi çdo gjë të mirë që ju ka falur gjatë lidhjes do i’ua kthejë në makth mbas ndarjes. Ai do të dijë të dallojë pikat e ndjeshme dhe do t’ju mashtrojë se ka nevojë për mbështetjen tuaj emocionale. Në qoftë se ju dorëzoheni në krahët e tij, Virgjëresha do t’ju injorojë haptazi. Edhe në qoftë se kanë kaluar vite nga ndarja juaj dhe duket sikur ai ka vazhduar me jetën e tij mos u habisni kur në ditëlindjen tuaj të vijë një mesazh nga kjo shenjë.
Ujori është një shenjë e aftë të zhduket plotësisht, duke shmangur çdo komunikim dhe duke ju lënë pyetje pa përgjigje. Në apelet e tipit “duhet të flasim” ai do të përgjigjet me indiferencë duke e bërë më të dhimbshme përvojën e ndarjes. Kjo shenjë njihet gjithashtu si egoiste dhe manipulatore. Edhe në qoftë se Ujori nuk ka më ndjenja për ju, ai sërish do mundohet të krijojë drama.